KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimet ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani.
KPK gjeti një sërë problematikash në kriterin e pasurisë së prokurorit.
Prokurori i Tiranës, Bajram Breçani u përball të enjten më 1 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative të konstatuara në hetimin pasuror si dhe për gjetjet në kriterin profesional.
Procesi i rivlerësimit për prokurorin Breçani i krye nga trupa e KPK, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.
Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000.
Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.