KPK shkarkon prokuroren e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Rozeta Qirjaqin, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë, pasi nuk plotësoi kriterin e justifikimit të pasurisë dhe atë të integritetit profesional.

KPK njoftoi të mërkurën shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit të Korçës Rozeta Qirjaqi. Trupi i kryesuar nga Etleda Çiftja, Roland Ilia relator dhe Firdes Shuli anëtare vendosi shkarkimin e prokurores, pasi gjatë hetimit u konstatua deklarim i pamjaftueshëm i pasurisë.

Në seancën dëgjimore të 30 qershorit Qirjaqit, e cila u hetua në të tre kriteret, iu vunë në dukje disa probleme të pasurisë. Kryesisht ajo u ndëshkua nga mungesa e dokumentacionit të të ardhurave të fituara nga i shoqi në emigracion në Greqi në vitet 1991-1999, rreth 7.7 milion lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Korçës. Në vitin 2008, ajo është emëruar prokurore në Apelin e Korçës, detyrë që e kryente deri së fundmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?