KQZ asgjëson fletët e votimit të 30 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të asgjësojë fletët e votimit të përdorura në 30 qershor. Materialet do tu shiten kompanive të riciklimit, ndërsa KQZ-së ky proces do t’i kushtojë 59 milionë lekë.

Fondi dërrmues do të përdoret për 50 punonjës të cilët për 45 ditë do të hapin kutitë, do ti zbrazin dhe do t’i pastrojnë.
Në 30 qershor 2019, PD dhe LSI nuk morën pjesë në zgjedhje, ndërsa pjesëmarrja në votime, ishte ndër më të ulëtat. Pranë kutive shkuan rreth 800 mijë qytetarë.

SHKARKO APP