KQZ do rinumërojë 10% të kutive të votimit që do caktohen rastësisht

Së shpejti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë për nisjen e procesit të rinumërimit manual të 10% të kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Konkretisht 519 kuti votimi.

Procesi i rinumërimit është detyrim ligjor për KQZ-në, në mënyrë që të evidentohen shkeljet e mundshme gjatë numërimit fillestar të votave.

Përzgjedhja e kutive të votimit bëhet në mënyrë rastësore. Nëse gjatë procesit të rinumërimit do të vihen re parregullësi apo shkelje ligjore, atëherë KQZ ka të drejtën t’ia kalojë ato organit të Prokurorisë për nisjen e hetimeve.

Burime nga KQZ bëjnë me dije se administrata është drejt përfundimit të projektvendimin, i cili do të saktësojë procedurën përkatëse për rinumërimin e votave, në mënyrë që të kalojë për miratim në një mbledhje të posaçme javën e ardhëshme.

SHKARKO APP