KQZ gjobit PS-në, PD-në dhe 11 parti të tjera! LSI nuk përfshihet
KQZ ka vendosur gjoba ndaj partive politike që sipas komisionit fshehën financimet në zgjedhjet 2021.
KQZ ka gjobitur PS me 5. 5 milion lekë (55 mln lekë të vjetra) për shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Sipas Komisionit, PS ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore nga kandidatët dhe subjektet politike.
PD është gjobitur me 700 mijë lekë (7 mln lekë të vjetra) për shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Edhe PD ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore
Vendimet janë pas auditimeve te ekspertëve ligjorë, por do të jetë KAS që do të japë vendimin përfundimtar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur:
PS 5. 5 mln lekë
PD 700 mijë lekë
PDK 100 mijë
Lzhk 100 mijë
Legaliteti 500 mijë
PR 500 mijë
Lzhk 500 mijë
Balli Komb. Demokrat 500 mijë
Nisma Thurje 600 mijë
Bindja Demokratike 600 mijë
Lëvizja Demokratike 600 mijë
Psd 600 mijë
Balli Kombëtar 600 mijë
LSI, është e vetmja parti me raport të rregullt sipas Komisionit dhe nuk është gjobitur.