KQZ “hap thesin”/ Zbulohen kontratat për zgjedhjet e 30 qershorit, miliona lekë për 8 tendera
Lum kontratash ka hapur këtë muaj, pikërisht pak ditë përpara zgjedhjeve komisioni qëndror i zgjedhjeve, për të plotësuar të gjithë bazën materiale që mungon për zgjedhjet e 30 qershorit.
Vendosmëria e mazhorancës për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor, po përkthehet më së miri edhe në vendimet e komisionit të zgjedhjeve, pikërisht nga 4 anëtarët socialist të tij.
Shkodraneës ka arritur të sigurojë këtë kontrata të majme që janë çelur, që flasin për milion lekë të hedhura në lojë për këtë proçes, që vjen mes një krize të thellë politike, kontestimesh të shumta dhe protestash nga ana e opozitës. Janë jo pak por plot 8 tendera që do të duhet të kryhen brenda pak ditësh, e ku vlera financiare e tyre përllogaritet në mbi 600 milion lekë, shifër që tejkalon edhe shumën që u shpenzua vetëm për printimin e fletëve të votimit, që në shumicën e 61 bashkive kanë vetëm një kandidat.
Tenderi i parë është ai për “Blerje paisje informatike të dhomës ë serverave” me investim që shkon në 1 milion e 499 mije e 400 leke me TVSH.
Tenderi i dytë “Shërbim për implementimin dhe menaxhimin e sistemit të vlerësimit të fletëve të votimit në VNV, transmetimin dhe publikimin online të rezultateve” me vlerë 123 milion e 834 mijë e 840 lekë me TVSH.
Tenderi i tretë “Prodhim Procesverbale me letër kimike, zarfa me elemente sigurie per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore 2019” me vlerë 20 milion e 28 mijë lekë me TVSH.
Tenderi i katërt Blerje vula (kode) sigurie për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2019 me vlerë 29 milion e 190 mijë lekë me TVSH.
Tenderi i peste Prodhim tabela te rezultateve dhe manuale trainimi si dhe prodhim, afishim i materialeve promocionale per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore 2019 me vlerë 39 milion e 750 mije e 240 me TVSH.
Tenderi i gjashtë “Telefoniafikse, internet për KZAZ-të dhe telefonia fikse për KQZ” me vlerë 2 milion e 56 mijë e 428 lekë me TVSH.
Tenderi i shtatë Blerje bojë timbruese për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2019 me vlerë 13 milion e 593 mije e 600 leke me TVSH.
Tenderi i tete Blerje karburant me vlere mbi 2 milion e 375 mije leke.
E gjithë kjo listë e gjatë shpenzimesh e kryer me një vendimarrje ku mungon firma e kreut të KQZ-së, i cili ka zgjedhur të zbatojë dekretin e presidentit, e ku vendimarrja merret nga numri dy i KQZ Denar Biba dhe 3 anëtarët e majtë, e fut vendit në amulli edhe sa i përket aspektit financiar dhe shpenzimeve të frikshme që bëhen në kurriz të taksapaguesve.
Proçesi zgjedhor i 31 qershorit nuk ka një dekret të presidentit të Republikës dhe gjithmonë nese votimet mbahen, nuk dihet se sa do të njihen kryebashkiaket e rinj që rrezikojnë të zgjidhen nga një numër minimal votuesish.

KOHA JONË SONDAZH

