KQZ: Ja pjesëmarrja në votime deri në mesditë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përqindjen e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje deri në mesditë. Sipas tabelës, pjesëmarrja më e lartë në votime është shënuar në Lezhë me 14.41%, ndërsa pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Vlorë me 9.43 për qind.
Në Fier, në rang qarku, pjesëmarrjen më të ulët në votime e ka Bashkia e Roskovecit, me 3.26%. Kjo pasi për një periudhë kohe u bllokua procesi i votimit, sepse në fletën e votimit, tek emrat e të dy kandidatëve shënohej i njëjti koalicion, ASHE.
Gjithashtu, dhe në Tepelenë pjesëmarrja ka qenë 4.52%, për shkak të pezullimit të votimit, pasi dy kandidatë mbanin numrin rendor dy në fletën e votimit.
Numri total i personave që kanë votuar në të gjithë vendin, sipas KQZ-së, është 244070.
Deri tani, 3118 qendra votimi i kanë dërguar të dhëna Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?