KQZ jep 140 milionë lekë për 6 parti politike
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ka miratuar sot vendimin për shpërndarjen e fondeve për partitë politike. Në një njoftim për mediat, KQZ bën me dije se ka ndarë 140 milionë lekë, për 6 parti politike.
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, Partia Socialiste ka marrë më shumë mandate dhe rrjedhimisht më shumë para. Sipas KQZ, PS do të marrë në total 63,417,047 lekë.
Më pas vjen PD me 39,911,877 lekë, pasi ka arritur që të marrë 28.85 të votave. Më vendin e tretë është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe për vitin 2021 do të përfitojë 20,012,797 lekë.
Po ashtu para nga buxheti i shtetit do të marrin dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, 7,447,477 lekë, Lista e Barabartë 4,841,667 lekë dhe Partia Social Demokrate 5.369,137 lekë.