KQZ kërkesë Olsian Çelës: Hetoni kryebashkiakun e Divjakës
Pas akuzave edhe nga PD-ja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar sot Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e thelluar të të shkuarës së Kryetarit të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi.
Kërkesa është shoqëruar edhe më dokumentacionin e nevojshëm. Kryetari i Bashkisë Divajkë dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qendruar në Itali.
Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm, ku më herët ishin një grup i deputetëve të PD-së.