KQZ kthen për korrigjim listat e kandidatëve të disa partive
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit të projekt-vendimeve, kthen për korrigjim dokumentacionin e listave shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga disa parti politike.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike pas shqyrtimit të projektvendimeve vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumemërore të kandidatëve për të deputet të depozituar nga:
- ” Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
- “Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;
- “Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;
- “Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;
- “Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;
- “Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;
- Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të televizionit “Fax Media News” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”;
8.Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të qendrës “Faktoje” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”; - Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të shoqates “Qëndra për Transparencë” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;
- Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Organizatës Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Një ditë më parë KQZ kërkoi korrigjim të dokumentacionit edhe për këto forca politike:
1- Partia Lëvizja e Re;
2- Partia Aleanca Demokracia e Re;
3- Partia Lëvizja për Ndryshim;
4- Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.”