KQZ letër Gjendjes Civile, kërkon informacion për numrin e ID dhe pasaportave të skaduara

Ndërsa opozita i kërkoi mazhorancës shtyrjen e afatit të përdorimit për karatat e identitetit dhe pasaportat që skadojnë para datës së zgjedhjeve, duke iu dhënë mundësinë të votojnë edhe qytetarët që për arsye të ndryshme nuk mund ta rinovojnë, KQZ nis lëvizjet.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i është drejtuar sot me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, duke i kërkuar informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.

Gjithashtu, KQZ kërkon të dijëse sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021

LETRA

Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati

DREJTUAR: DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË GJENDJES CIVILE
Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Tiranë

I nderuar Z. Doracaj

Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.
Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

SHKARKO APP