KQZ letërporosi SHBA-së për Tom Doshin, dërgon 22 emra për verifikim

Prokuroria e Përgjithshme do t’i kërkojë SHBA-së informacion për Kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi, pas kërkesës së bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, që kërkoi për të hetim të thelluar.

Zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme  bëhet me dije se deri këtë të enjte, 25 mars, nga KQZ dhe nga Partitë Politike janë dërguar gjithsej 22 emra kandidatësh për tu verifikuar, pasi ka dyshime se nuk kanë shënuar të gjitha në formularin e dekriminalizimit

Në bazë të ligjit, sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Pergjithshme,  ka afat tre muaj për t’i verifikuar kandidatët, duke  iu dërguar shkresa institucioneve në Shqipëri, ndërsa nëse ka indicie se ndonjëri prej tyre ka vendim dënimi në ndonjë shtet tjetër atëhere organi i akuzës I drejtohet këtyre vendeve me letër-porosi, për të marrë informacione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përketë organeve shqiptare, përgjigja mund të zgjasë disa javë por problem vijon të jenë përgjigjet që priten nga shtete te tjera ,ku  mund të zgjasin  përtej këtij afati dhe ndoshta ndonjë nga kandidatët mund të fitojë mandatin e deputetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këte rast do të jetë prokuroria e  përgjithshme ajo pas mbërritjes së pergjigjes  do të kërkojë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  të ndër[pres mandatin e personave që I kap ligji siç ka ndodhur edhe ne legjistacionin e kaluar. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?