KQZ mblidhet nesër/ Topalli, Galdini, Stojku dhe Murrizi nuk i kanë plotësuar si duhet listat

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në orën 11:00 me rend dite kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputetë të partive të Arian Galdinit, Edmond Stojkut, Jozefina Topallit dhe Myslim Murrizit.

Mbledhja do të transmetohet në faqen zyrtare të KQZ-së, si edhe në platformat “Facebook” dhe “YouTube”.

Njoftimi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e Merkure, dt. 10.03.2021, në orën 11:00, zhvillon seancë publike me rend dite:

1- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

2- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Aleanca Demokracia e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

3- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja për Ndryshim për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

4- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

SHKARKO APP