KQZ mblidhet të premten, ja deputeti më i ri tek PS-ja

Nesër (e premte) Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një seancë publike për të shqyrtuar zëvendësimin e mandatit të lënë nga Jurgis Çyrbja i Partisë Socialiste. Vendin e tij pritet ta zërë Erjon Meka, i cili ka qenë në listat e PS për zgjedhjet e 2021. Çyrbja vendosi të dorëzojë mandatin vetëm disa ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, megjithatë, ai thekson se kjo nuk ka lidhje me vendimin e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin e tij.

SHKARKO APP