KQZ miraton Bordin e Monitorimit të Mediave

 

KQZ miratoi vendimin për “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

Bordi i Monitorimit të Medias përbëhet nga Basir Çollaku, Florian Seriani, Maklen Misha, Vilson Kuçi, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari, Andon Andoni.

KQZ miratoi edhe projekt-vendimin, “Për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

KQZ vendosi regjistrimin e Viktor Tushaj, si kandidat të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për kryetar të Bashkisë së Lezhës. Po kështu u vendos regjistrimi i Vasil Bedinaj, si kandidatit i propozuar nga zgjedhësit, për kryetar të Bashkisë Vlorë.

Po ashtu KQZ miratoi edhe disa vendime të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore.

SHKARKO APP