KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit

KQZ-ja ka miratuar regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit. Kështu është miratuar regjistrimi i koalicionit ”Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e përbërë nga PD e Berishës, PL e Ilir Metës dhe 24 forca të tjera politike.

Po ashtu u regjistrua edhe koalicioni ”Djathtas për Zhvillim” nga Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi dhe ”Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt e Shabanit.

Sipas marrëveshjes së PD, Berisha i jep PL të Ilir Metës 4 deputetë në lista të sigurta.

Nga 1 do të marrin Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Kështu çamët dhe grekët bashkohen rreth Berishës i cili ka lënë në këtë mënyrë 8 mandate të sigurta për aleatët.

PS-ja ka vendosur përfundimisht të garojë e vetme pa asnjë koalicion, ashtu si PSD, Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe partia e re e Lulzim Bashës.

SHKARKO APP