KQZ miraton tabelat e rezultateve për Durrësi, Fierin dhe Kamzën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të premten tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë Durrës, Fier dhe Kamëz.

Me votat e të shtatë anëtarëve, KQZ miratoi tabelën e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Durrës, duke shpallur fitues për këtë post Vangjush Dakon, i propozuar nga koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’.

Me miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Fier, KQZ shpalli fitues për këtë post Armando Subashin, i propozuar gjithashtu nga koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Ndërsa me miratimin e tabelës së rezultateve për kryetar të bashkisë Kamëz, KQZ shpalli fitues për këtë post Xhelal Mziun, kandidat i koalicionit të djathtë ‘Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet' (APPD).

SHKARKO APP