KQZ ndan paratë. Milionat që marrin partitë, sa përfitojnë PS, PD dhe LSI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondin vjetor të parave për vitin 2020 për partitë politike.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ miratoi projektvendimin, “Për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2020”.
Sipas KQZ, fondi që është vendosur për t’u shpërndarë në dispozicion të partive është 140 milionë lekë.
Kjo shumë ndahet si më poshtë
1. Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047 lekë
2. Partia Demokratike 38.911.877 lekë
3. Lëvizja Socialiste për Integrim 20.012.797 lekë
4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477 lekë
5. Lista e Barabartë 4.841.667 lekë
6. Partia Socialdemokrate 5.369.137 lekë
Sipas relacionit te publikuar nga “Panorama”, 70% e fondit behet sipas nurmit te deputeteve te fituar ne zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% ne menyre te barabarte ndermjet partive politike qe kane perfituar mbi 10 mije vota ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% sipas perqindjes se fituar ndermjet partive politike qe kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kane fituar 1 per qind te votave ne shkalle vendi.