KQZ nis testimin e teknologjisë për zgjedhjet e 25 prillit
KQZ nisi me testimin e teknologjisë në zgjedhje.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që po e ndjek këtë proces raporton se në prezencën e përfaqësuesve të partive politike, atyre të OSBE dhe përfaqësuesve të ambasadave, KQZ demostroi përdorimin e pajisjeve për identifikimin elektronik të zgjedhësve.
Fillimisht kryhet kolaudimi e më pas vuloset. Janë komisionerët e qendrës së votimit që heqin vulat e mandej nisin përdorimin.
Pas ndezjes së pajisjes vendoset numri qendrës së votimit. Kryetari dhe sekretari verifikojnë numrin e qendrës së votimit dhe atë të votuesve. Më pas merret vendimi për hapjen e qendrës së votimit.
Hapet pajisja dhe printohet proces verbali me numrin e votuesve që në start është zero. Më pas skanohet karta dhe del informacioni votuesit.
Pajisja shfaq foto e votuesit të dhënat. Votuesi vendos shenjën e gishtit e më pas nga pajisja printohet proces verbali që e mban komisioni e më pas votuesi i drejtohet kutisë së votimit.