KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, “Bashkë Fitojmë” ankimon vendimin

oalicioni i Metës dhe Berishës, “Bashkë Fitojmë ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila nuk i hoqi mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit.

Sipas koalicionit, “KQZ-ja ka marrë një vendim absurd dhe në kundërshtim me ligjin, ku ka vendosur rrëzimin e këekesës së “Bashke Fitojme” për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Në funksion të kandidimit Hajdari ka plotësuar dhe dorëzuar në KQZ, formularin e dekriminalizimit, sipas Kodit Zgjedhor dhe pyetjes ‘a keni qenë i dënuar jashtë shtetit’, ai i është përgjigjur, ‘JO’. Kjo është rrethanë e pavërtetë pasi përmes përfaqësuesve, kemi paraqitur si provë në KQZ, një vendim gjyqësor penal të formës së prerë, të Gjykatës greke, me të cilin rezulton se ai është dënuar me 4 muaj burgim (te konvertuar me gjobe ne masën 1500 dhrahmi) për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ky dënim penal, jo vetëm nuk është deklaruar, por është bërë deklarim i rremë”,- thuhet ndër të tjera në ankimim.

SHKARKO APP