KQZ nuk regjistron PD-në, përfaqësuesi i Alibeajt: Shtyu qëllimisht afatet
Përfaqësuesi i grupimit Alibeaj, avokati Indrit Seferi reagoi pas vendimit të KQZ-së për të mos regjistruar PD-në në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke thënë se Celibashi shtyu qëllimisht afatet, ndërsa vendimi ishte politik.
“Për më shumë se 8 ditë, komisioneri mban pezulluar kërkesës së PD, ka shtyrë afatet qëllimisht. Komisioneri e mori vendimin për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Vendimmarrja është politike.
Komisioneri është produkt i politikës 30 vjeçare. Komisioneri i la vetes 48 orë afat për të plotësuar të metat, ne ia bëmë të qartë se nuk do të kishte plotësim dokumentesh. Ai kishte detyrim të mblidhte në seancë”, tha Sefa.