KQZ nuk u regjistroi anëtarët për KZAZ, PD dhe LSI ankimojnë vendimin

Partia Demokratike dhe LSI ankimuan në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për mospranimin e anëtarëve të KZAZ-ve.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro dhe një kundër kërkesën e PD dhe LSI për tu përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore.

Mazhoranca në KQZ argumentoi se opozita e bashkuar nuk është subjekt zgjedhor apo parti parlamentare ndaj dhe nuk mund të ketë anëtarë në KZAZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD dhe LSI depozituan të shtunën (18 maj) pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor, edhe pse ka vendosur të mos regjistrojë kandidatë për pushtetin vendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?