KQZ: Përcaktimi i fondeve për partitë u miratua më 22 prill, lëvrimi nga buxheti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcolli sot shpjegimin publik në lidhje me shpërndarjen e fondeve për partitë politike. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sqaroi se KQZ ka miratuar vendimin për fondet për partitë politike, por shpërndarja e fondit bëhet direkt nga buxheti i shtetit.

Sqarimi, sipas KQZ, vjen duke u nisur nga disa shqetësime të raportuara nga ndonjë subjekt zgjedhor lidhur me vonesën në shpërndarjen e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit, që u jepet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj.

“Ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në datën 13.04.2023 dhe i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 20.04.2023. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 22.04.2023 ka miratuar vendimin nr. 397, “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”. Shpërndarja e fondeve partive bazuar në vendimin përkatës të Komisionerit Shtetëror bëhet direkt nga Buxheti i Shtetit”, thuhet në sqarimin e KQZ-së.

SHKARKO APP