KQZ përzgjedh anëtarin e 7-të të KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për anëtarin e 7 të KZAZ-ve, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Përbërja e KZAZ-ve do të jetë 2 nga Partia Socialiste, 2 nga PD, 1 PSD dhe 1 nga Partia e Lirisë. Ndërkohë, anëtari i 7 ndahet barabartë mes PS dhe PD-së, sipas shortit.

Kështu, në 45 KZAZ anëtari i 7 i takon PS, ndërsa në KZAZ me numër tek i takon PD-së.

SHKARKO APP