KQZ publikon shifrat, Erion Braçe pozicionohet ndër politikanët më të votuar
KQZ i ka kthyer përgjigje kërkesës së deputetit të PS-së, Erion Braçe, i cili kishte kërkuar informacion zyrtar mbi rezultatet e tij zgjedhore ndër vite. Institucioni ka bërë publike të dhënat që lidhen me performancën elektorale të Braçes për periudhën 2001-2021, duke evidentuar mbështetjen e vazhdueshme që ai ka marrë nga votuesit.
Sa i përket zgjedhjeve të viteve 1996 dhe 1997, KQZ sqaron se ka kërkuar informacion pranë Arkivi Qendror Shtetëror, por dokumentacioni për këto procese nuk rezulton i arkivuar aty. Sipas sqarimit zyrtar, të dhënat përkatëse ruhen në arkivin e Kuvendi i Shqipërisë.
Dokumenti, i firmosur nga kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, e rendit Braçen mes figurave politike më të votuara në nivel kombëtar. Kjo lëvizje nuk është rastësore, por vjen në një moment kur deputeti ka shprehur hapur ambicien për të kandiduar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Braçe arriti të sigurojë një mandat në Qarkun e Tiranës, duke garuar në listë të hapur dhe duke marrë numrin më të lartë të votave në zonën e tij.
KOHA JONË SONDAZH


