KQZ rrëzon kërkesën e 12 përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ja çfarë kërkuan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën për lista të hapura dhe referendum për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Në mbledhjen e sotme, KQZ rrëzoi kërkoi e 12 nismëtarëve të referendumit, duke refuzuar të japë formularët tip për mbledhjen e firmave.
Kundër kërkesës votuan 3 anëtarë të PS, Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skënderi. Në argumentin e tij, Biba tha se jemi përballë një kërkesë të re, të cilës i mungon arsyetimi.
“Pyetja është specifikuar krahasuar me të parën, por referendumet nuk bëhën për të shuar kureshtjen. Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhjet. Kërkesa e re nuk respekton ligjin” u shpreh Biba.
Për Bledar Skëndërin pyetja e shtruar për referendumin është e paqartë dhe lë vend për interpretime. Sipas tij, kjo kërkesë nuk i vendos zgjedhësit perballë një kërkese të qartë.
Ndërkohë Rezerta Bitri, gjithashtu anëtare e PS në KQZ u shpreh se nuk ka pse të refuzohen formularët tip, për të mbledhur 50 mijë firma, duke dhënë votën e saj pro.