KQZ rrëzon kërkesën e PD-së për çregjistrimin e votuesve fiktivë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar paraditen e së shtunës kërkesën e Partisë Demokratike për çregjistrimin e votuesve që ajo pretendon se janë fiktivë.
Nga informacionet e fundit rezultonse kërkesa është hedhur poshtë me 4 vota kundër dhe 3 pro saj.
Edhe në mbledhjet e mëparshme të Komisionit, partia më e madhe e opozitës ka përsëritur vazhdimisht kërkesën në fjalë për votues që ajo pretendon se janë fiktivë, kryesisht në Durrës dhe Kavajë.
Por kryetarja e KQZ-së e ka kundërshtuar kërkesën në fjalë me argumentin se, përsa kohë çështja është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, askush nuk ka tagër të ndërhyjë.

SHKARKO APP