KQZ rrëzon LSI për Vorën

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot kërkesën e Lëvizjes Socialiste për përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Vorës.

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi u shpreh se pretendimet e ngritura nga LSI nuk ishin të mjaftueshme për të zhvilluar zgjedhje të reja në këtë bashki. Ajo kërkoi nga anëtarët e KQZ-së që të lënë në fuqi vendimin e KZAZ-së, i cili shpallte fitues kandidatin e PD-së, Fiqiri Ismaili.

Vetëm tre anëtarët përfaqësues të PS-së në KQZ votuan pro kërkesës së LSI-së, edhe pse Denar Biba u shpre se nuk ishte i bindur që zgjedhjet në Vorë duhet të shpalleshin të pavlefshme. Tre anëtarët e PD-së dhe kryetarja Lefterie Luzi kanë votuar kundër kërkesës së LSI-së. Përfaqësuesi ligjor i LSI në KQZ, Ylli Manjani tha se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë shteruese, pasi faktet flasin për importim votuesish. Ai tha se LSI-ja do të ndjekë procedurën në Kolegjin Zgjedhor.

“Nuk jemi të kënaqur me vendimin e KQZ. Do të ndjekim çështjen në instancat e tjera”,- tha ai. 

SHKARKO APP