“KQZ të kthejë listat për plotësim!” Kristaq Kume kap detajin që na shpëtoi të gjithëve: Partitë kanë shkelur ligjin

Ndërsa ethet e listave mbaruan pasi tashmë secili subjekt zgjedhor ka prezantuar kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe ka depozituar në KQZ listat, ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume thotë se ato nuk përmbushin detyriminj ligjor.

Eksperti i çështjeve zgjedhore sqaron se partite politike nuk e kane zbatuar ligjin ( Kodin zgjedhor, nenin 67, pika 4) kur kane dorezuar listat e kandidateve per deputet.

“Dispozita percakton se “Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”.

Për ta bërë më të thjeshtë, ai merret me Tiranën, ku secila parti duhet të kishte depozituar 39 kandidatë për deputetë.

“Zbatimi ketij detyrimi ligjor do te thote qe p.sh ne njesine zgjedhore, qarku Tirane, lista e kandidateve duhet te kete 39 emra ( 36 mandate i ka njesia, ketij numri i shtohen 2, behen 38 dhe per t`u plotepjestuar me 3, lista duhet te kete, minimumi 39 kandidate.) Duket gje e vogel por eshte shkelje e ligjit dhe, si dihet, nuk ka shkelje te vogel e shkelje te madhe”.

Kume i bën thirrje KQZ ti kthejë lista për ti plotësuar sipas ligjit, pasi në gjykimin e tij nëse tolerohet kjo shkelje mund tu hapë rrugë shkeljeve të tjera më vonë.

“Ne kete rast mund te pyetet: Pse veprojne keshtu partite ? Ligjin e kane bere vete dhe posaçërisht per kete nen eshte debatuar jo pak. KQZ duhet t`i kthejë, per t`u plotesuar sipas ligjit te gjitha listat qe nuk e plotesojne kete kusht ligjor dhe keshtu t`ju tregojë partive se ato  ne asnje rast dhe per asnje arsye, nuk mund te jene mbi ligjin ose ta anashkalojne ate. Ndryshe kjo shkelje mund te sjellë të tjera më vonë”.

SHKARKO APP