KQZ thirrje partive politike: Sot afati i fundit, dorëzoni raportin financiar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje partive politike që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, që të dorëzojnë brenda ditës së sotme raportin financiar.

“Partitë politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të dorëzojnë në KQZ Shqipëri raportin financiar për vitin 2022 brenda datës 31 mars 2023”, njofton KQZ.

Çdo forcë politike duhet të pasqyrojë në raport saktë të gjitha të ardhurat e partive politike, gjithashtu në mënyrë të detajuar të tregojë bilancin, shpenzimet apo detyrimet që ka.

SHKARKO APP