KQZ vazhdon shpërndarjen e bazës materiale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon te premten me shpërndarjen e bazës materiale logjistike zgjedhore në çdo Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), e më pas në çdo qendër votimi.

Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur më 16 qershor, ndërsa transportimi i tyre nga magazinat e Lundrës, po kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, qe ka vënë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme.

Në këtë fazë të procesit, është e domosdoshme që komisionerët e 90 KZAZ-ve të jenë në gadishmëri për të pritur bazën materiale zgjedhore, si kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të përdoren nga komisionet e qendrave të votimit, kodet e sigurisë, etj.

Gjithashtu, në zbatim të Kodit Zgjedhor, KQZ po vijon dhe ditën e sotme me trajnimin e anëtarëve të komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë, një proces që lidhet drejtëpërdrejt me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sidomos me momentet paszgjedhore, siç janë numërimi i fletëve të votimit dhe nxjerrja e rezultatit.

SHKARKO APP