KQZ vendos nesër, avokati i Alibeajt: Ne jemi PD dhe s’ka të vërtetë tjetër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të vendosi më në fund nesër mes Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berishës, se cila prej dy grupeve në PD do të zyrtarizohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lidhur me këtë çështje, i ftuar në RTV Ora ishte Indrit Sefa, avokat dhe përfaqësues ligjor i PD-së së Alibeajt.

“Nuk ka dy parti, ne jemi Partia Demokratike. Dhe kjo është vërteta që ka faktuar dhe Gjykata e Apelit e cila ka zhbërë të gjitha vendimet e mëparshme. Dhe kjo do të njihet edhe nesër në KQZ”, tha Sefa.

SHKARKO APP