KQZ: Votim elektronik edhe në 6 bashkitë e tjera për zgjedhjet lokale

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat këtë të premte, tha ndër të tjera se mund të zhvillohet votimi elektronik në 14 maj dhe në 6 bashki të tjera të cilat janë: Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri.

“Në Vorë do zhvillohet votimi elektronik, në 6 bashki mund të zgjerohet, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri ne kemi kërkuar që nëse do jetë votomi elektronik, partitë bien dakord.

Nëse janë paratë, ne i kemi bërë këto llogari dhe 6 bashki të tjera dhe kosto shkon 3 mld lekë, nëse do i kemi këto para dhe palët janë dakord që të zhvillohet ky proces, votim elektronik dhe në këto bashki. Nëse jo, nuk mund ta bëjmë”, tha Celibashi.

SHKARKO APP