Krahasimi: Shqipëria e fundit në rajon për numrin e testeve për 1 milion banorë

Political map of Balkans - States of Balkan Peninsula. Four shades of green vector illustration.

Ndërkohë që numrat e Covid-19 shënojnë rritje në rajon, gjithmonë e më shumë kërkohet për rritjen e numrit të testeve për të ndaluar përhapjen e virusit.

Por si krahasohen vendet e rajonit në raport me testimet, vdekjet dhe rastet?

Nga një përpunim i thjeshtë i të dhënave të raportuara në Worldometer, mund të shihen parametrat e për secilin shtet deri sot më datë 13 gusht.

Sikurse mund të shihet edhe nga krahasimi i të dhënave, Shqipëria është e fundit në rajon në raport me numrit e testimeve për 1 milion banorë, duke bërë pothuajse aq testime sa Kosova që ka 1.8 milionë banorë, krahasuar me 2.8 që ka vendi ynë.

Shqipëria sot në 13 gusht raportoi 5 të vdekur dhe 154 të infektuar të rinj, nga 643 testime të bëra.

Në total, vendi ynë regjistron213 të vdekur dhe 3142 raste aktive nga 6971 raste në total.

Deri në 13 gusht vendi ynë ka kryer 48 319 tamponë me një raport 14 000 për 1 milion banorë.

Kosova në 13 gusht ka raportuar 8 të vdekur, duke çuar numrin e përgjithshëm në 373.

Ndërkohë raste të reja janë 193 dukë e çuar totalin në 10 988 total. Momentalisht Kosova ka 3 999 raste aktive.  Ndërsa në total janë kryer 47 676 tamponë.

Maqedonia e Veriut sot raportoi për 1 të vdekur dhe 141 të infektuar.

Vetëm sot Maqedonia e Veriut ka bërë 18 485 tamponë, duke e çuar numrin total në 138 000, me një raport 58 055 teste për 1 milion banorë.

Në total janë raportuar 532 të vdekur dhe 12 357 raste të infektuara në total. Ndërsa rastet aktive janë 3 163.

Greqi deri në 13 gusht ka raportuar 6177 raste të infektuara në total dhe 216 vdekje.

Momentalisht janë 2157 raste aktive dhe teste total janë kryer 679 785, me një raport  65 000 teste për 1 milionë banorë.

Serbia deri në 13 gusht ka raportuar 28 998 raste të infektuara dhe 661 vdekje në total.

Momentalisht janë 9372 raste aktive, ndërsa teste në total janë 780 097, duke e çuar raportin 89 000 teste për 1 milionë banorë.

Mali i Zi deri në 13 gusht ka raportuar raste në total 3813 dhe 73 vdekje.

Ndërkohë rastet aktive raportohen në 1102, ndërsa numri i testeve në total është 40 868. Raporti i testeve për 1 milionë banorë është 65 000.

Kroacia deri në 13 gusht ka raportuar 6050 raste të infektuarish dhe 161 vdekje në total.

Momentalisht janë 811 raste aktive, ndërsa testime në total 133 493, me një raport 32 000 teste për 1 milionë banorë.

SHKARKO APP