“Krahasoi Kosovën me Palestinën”, Berisha thirrje Ramës: Hiq dorë nga misioni i diktuar nga Vuçiç, ose…
Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se nëse nuk do të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës, do të përballet me qindra mijëra njerëz që do ta mbrojnë këtë shtet. Po ashtu Berisha tha se kryeministri Rama gjatë Samitit të Berlinit në Tiranë, e krahasoi Kosovën me Palestinën.
”Ky është vërsulur me një mision, se ky është mision, i detyruar nga Vuçiç në mënyrë më të egër se vetë ai, e krahasoi në prani të Samitit, me Hamsin.
Ky përdori pardje në Samit tezën më të rrezikshme serbe kundër Kosovës, Palestina jonë! Serbët para gjithë botës kur shtypin shqiptarët e Kosovës, u thonin se ai është Jerusalemi jonë, dhe Rama e krahasoi me Palestinën Kosovën. Edi Rama do përgjigjet.
Tani të presë përgjigjen! Ose Rama do heqë dorë përfundimisht nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës, ose janë këtu përveç qarkut të tërë të Kosovës, janë qindra mijëra të tjerë që do mbrojnë Kosovën. Që do të thotë, nuk do mund ta bëjë, e paralajmëroj!”, tha Berisha.