Krahu i robotit i merr jetën shqiptarit në Itali, la pas gruan e tre fëmijë
Vdes tragjikisht në vendin e punës një shqiptar në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktime ka mbetur shqiptari nga Kosova, Shpejtim Gashi, 44-vjec. Ai humbi jetën pasi u godit për vdekje nga krahu mekanik i pajisjes robotike me të cilën ishte duke punuar.
Vetë kompani e mobiljeve “3B” në Salgareda ka lëshuar një njoftim ngushëllimi pas ngjarjes. “Me trishtim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti ka ndërruar jetë punëtori ynë Shpejtim Gashi. Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rindërtuan ngjarjen tragjike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Në vend, pas alarmit të ngritur nga kolegët e viktimës, erdhën zjarrfikësit dhe infermieret. por per te nuk mund te behej asgje.
Shpejtim Gashi ka jetuar me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët, në Ponte di Piave poshtë Treviso. Kompania ndërpreu punën në ndërim të tij dhe në shenjë zie, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar.
KOHA JONË SONDAZH

