Kraja: Bashkitë e djathta marrin deri në 40 herë më pak investime nga qeveria

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, i ftuar në “Ekopolitikë” tha se qeveria jep fonde vetëm për bashkitë e majta pavarësisht se ato janë më të vogla për numër popullsie. Bekim Murati, drejtor i agjencisë së pushtetit vendor kundërshtoi faktet.

Pjesë nga debati: 

Kraja: Reforma territoriale ka krijuar një hendek ku fuqizimi i agjencive rajonale që do të jepte grande për projektin më të mirë të bashkive, ka arritur në një diskriminim politik të taksapaguesve shqiptarë, ku bashkitë e majta edhe pse janë më të vogla marrin deri në 40 herë më shumë se sa një bashki e djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Murati: Jeni të pa informuar. Nuk i keni parë shifrat e buxhetit 2019. Ne i trajtojmë njësoj të 61 kryetarët e bashkive. Në të gjitha bashkitë ka qytetarë që duhet t’i shërbejmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kraja: Cilat nga taksat janë ulur. Në Tiranë shkollat bëhen me PPP. Madje edhe Shkolla Kosova është financuar me 2 milionë dollarë nga qeveria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?