Kraja: Krimi i organizuar ka lidhje me struktura jashtë vendit, po marrin njerëz për…

Kreu i SPAK, Arben Kraja, thotë se krimi i organizuar në Shqipëri është i lidhur me struktura ndërkombëtare, nga ku po marrin edhe persona për të vënë në jetë plane për vepra penale të ndryshme.

”Besimi i qytetarëve është një nxitje më e madhe për të punuar. Kemi një rritje të numrit të personave që po bashkëpunojnë me drejtësinë dhe vetë personat e përfshirë në aktivitet kriminal mund të japin dëshmi që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjeve. Kur flitet për ‘peshqit e mëdhenj’ në e kemi konceptin e funksionarit.

Kush do bëjë vepër penale do të shkojë para Gjykatës, por me opinione dhe me përshtypje nuk shkohet askund. Krimi i organizuar ka historik të konsoliduar, ka një lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar. Ka vështirësi në hetimin tyre qoftë nga personazhet, asetet që kanë që i përdorin edhe për të blerë punonjës të administratën publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet kur lidhen me korrupsionin të çojnë edhe të hetimi i personave në administratë, por në raport me krimin e organizuar ka më pak lidhje. Krimi i organizuar në Shqipëri ka lidhje me struktura jashtë vendit dhe po marrin edhe njerëz për të bërë vepra penale”, tha në emisionin “Breaking”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?