Kraja mesazh nga Belgjika për kriminelët: SPAK-u vendos shënjestër të re

Në një kohë që në vend flitet për bandat dhe mediat e huaja shkruajnë për kriminelët shqiptarë, nga Belgjika kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, ka dhënë një sinjal për kriminelët. Sipas tij, SPAK-u është i vendosur që bashkëpunimin që ekziston me Prokurorinë Federale belge ta vazhdojë duke dhënë më shumë rezultate konkrete. Mesazhi duket se ishte i qartë për shqiptarët me precedent në Belgjikë.

Vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet prokurorive të posaçme është e domosdoshme për të arritur suksesin. Gjithashtu, u theksua fakti që lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është një betejë e gjatë dhe e vazhdueshme, që duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave të zbatimit të ligjit.

Drejtuesi i SPAK-ut, po ashtu zhvilloi takime me personalitetet e ftuar dhe veçanërisht me drejtuesit e prokurorive prezente në takim, në kuadër të vendosjes së kontakteve të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?