Krantja: Pas 2018 ka një rënie të popullsisë në moshë për punë

Përfaqësuesja e NOA-s në emisionin “Ekopolitikë”, Blerina Krantja u shpreh se pas viti 2018 ka pasur një tendencë në rënie të popullsisë në moshë për punë.

Blerina Krantja: Deri në 2018 ka pasur një rritje të asaj quhet popullsia në moshë për punë, pra janë të aftë për të punuar dhe këtu përfshihen dy grup mosha të caktuara 15-29 dhe 30-65. Ndërkohë që nga viti 2018 ka pasur një frenim të kësaj tendence duke psuar për herë të parë rënie. Kjo ndjehet., Ne kemi nevojë për punë, për profesionistë, kemi nevojë për forcë pune me energji, me dinamikë dhe që kryesisht të rinjtë janë ata që e sjellin këtë energji, pa paragjykuar pjesën tjetër. 

Kjo tendencë në rënie nuk ndoh vetëm në Shqipëri. Përgjithësisht në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe atje ku ka treva shqiptare. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?