Krasniqi: Aq sa u arrestuan në Lezhë për 1 tokë, nuk janë arrestuar në ngjarje të mëdha

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se aq shumë zyrtar që janë arrestuar në Lezhë, nuk janë arrestuar as për ngjarje të mëdha në historinë e tranzicionit.

Krasniqi: Përvojat e mëparshme, Gërdeci, 21 Janari, vjedhja e floririt, nuk janë arrestuar kaq shumë persona sa janë arrestuar në këtë rast. Të arrestosh 33 veta për një tokë, praktikisht ke arrestuar nga një në 5 familjet e qytetit, sepse çdo njeri ka fisin e vet. Kjo lloj nisme ose duhet të kishte bazë faktike, ose duhej veprohej siç veprohet në një shtet serioz. Arrestimet e bujshme në Shqipëri ndodhin të premten. Ne të gjithë e dimë që në Lezhë është një nga qytetet për problemin me pronat dhe që janë atakuar nga KLSH-ja.

Unë besoj se në Lezhë ka shumë probleme me pronat dhe në shumë raste kemi politikanë dhe njerëz të fuqishëm nga Tirana të përfshirë atje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?