Krasniqi: Dako, politikani i pari i nivelit të lartë i penalizuar nga SHBA

Departamenti Amerikan i shtetit ka zyrtarizuar të që diskutohej prej koshash, se Vangjush Dakos dhe familjes së tij nuk i lejohet hyrja në SHBA. Për analistin Afrim Krasniqi, vendimi i DASH tregon se ka ende shpresë dhe se kjo do të pasohet edhe me të tjerë. Por tashmë i duhet Partisë Socialiste të marrë masa për ta përjashtuar edhe nga kryesia e PS.

Duke lexuar mbi vendimin e sotëm të DoS, nga shkrimi im i tetorit 2018 mbetet vetëm një “korrektim”, se VD do mbahet mend edhe si i pari politikan i nivelit të lartë në Shqipëri i penalizuar publikisht për korrupsion nga SHBA. Duke pritur të dëgjoj prokurorinë tonë, por edhe partinë që e ka në kryesi.:(( Me rëndësi, Shqipëria nuk mund të jetë më ashtu siç ishte! Pastë kembën e mbarë për të tjerë si ai majtas e djathtas dhe më lart se ai!”, shkruan ai një postim në Facebook.

Në përgjigje të vendimit të DASH, Dako theksoi se enden nuk e ka marrë vendimin e argumentuar, ku ai akuzohet për korrupsion në nivele të larta shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?