Krasniqi: Kushtetuesja duhet të marrë një vendim për ”30 Qershorin”

”Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim, pavarësisht se kjo nuk e zgjidh krizën zgjedhore”. Analisti Afrim Krasniqi, thotë se kjo është një situatë politike dhe jo një ngërç kushtetues.

“E rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim dhe situata në Shqipëri ndodhet në extrakushtetuese, situatë antikushtetuese. Ligji parashikon që 45 ditë duhet të bëhen zgjedhje të reja. Së dyti përderisa palët i janë adresuar Komisionit të Venecias nuk duhet të marrë parasysh opinioni. Ajo është trupa më e specializuar juridike. Nuk shoh debat legjitimitetin e komisionit të Venecias. Është një lloj debati brenda Gjykatës Kushtetuese. Nëse shprehet me legjitimitetin e zgjedhjeve apo hyn në brendësi teknike. Pres që ky vendim të jetë formal dhe mos ketë ndikim në jetën politike, për sa kohë që zgjedhjet janë bërë. Është një situatë politike, sesa një ngërç kushtetues. Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk e zgjidh krizën zgjedhore por e shtyn pra dhe e kthen në krizë politike. Pala fituese nuk ka konkurruar, tjetra nuk ka marrë pjesë në zgjedhje”,-tha në ”A2cnn”.

Për Krasniqin çfarëdo lloj vendimi i Kushtetueses do të vlejë edhe për të ardhmen, por kriza të tilla politike nuk zgjidhen me vendimet kushtetuese. Ai shprehet skeptik nëse palët do ta pranojnë vendimin, pasi, thotë ai do të kërkojnë alibi dhe do të fshihen pas detajeve teknike duke mos pranuar atë që ishte fakt.

Qytetarëve u janë cenuar të drejtat e tyre dhe jo politikanëve, thotë Krasniqi. Sipas tij në rast të mos marrjes së një vendimi nga Kushtetuesja, palëve duhet t’ u sqarohet koncepti kushtetues që zgjedhjet bëhen për qytetarët dhe jo për partitë. Ai shton se Gjykata kushtetuese duhet të ndërmarrë akte me integritet që rikthejnë besimin te publiku.

SHKARKO APP