Krasniqi: Nuk ka shpresë, shumë politikanë nuk e dinë sa vila kanë

Në Shqipëri ka humbur shpresa për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kështu shprehet studiuesi Afrim Krasniqi, i cili arsyeton se krimi ka arritur në nivel politik tepër të lartë. Për të shumë politikanë ende nuk dinë sesa vila ata kanë e kjo gjë çuditërisht quhet normale.

”Sipas historisë, fundi i mandateve të dyta ka pasur nivelin më të lartë të korrupsionit. Nëse në fillim të viteve 1990 ishin doganierët që konsideroheshin si të korruptuar, sot bëhet fjalë për politikanë që kanë disa vila dhe nuk e dinë sa vila kanë dhe quhet normale me standardin e sotëm të politikës.

Ne kaluam nga niveli i vogël i korrupsionit, kaluam tek niveli i sistemit të drejtësisë dhe tani kemi kaluar në nivelin politik. Kemi ministra të akuzuar në listat e BE dhe SHBA të akuzuar për korrupsion”.

SHKARKO APP