Krasniqi: Qesharake, harxhohen miliona lekë për të zgjedhur një kryetar për një vit

Studiuesi Afrim Krasniqi i sheh si qesharake zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vitit. Për të në vendin më të varfër të Europës, shpenzohen miliona lekë për të zgjedhur një kryetar bashkie vetëm për një vit.

“Këto zgjedhje janë më shumë lajm për shkak të zhvillimeve në PD dhe kalimit nga kriza në parti në terma në atë që quhet elektoral.

Në thelb këto janë zgjedhje qesharake. Zgjidhen kryetarë bashkie për një vit mandat. Sepse vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhje sërish.

Dhe të harxhosh 180 milionë lekë për të bërë zgjedhje në 6 bashki vetëm për një vit, në vendin më të varfër të Europës, kjo tregon se ne nuk kemi sensin e masës”.

SHKARKO APP