Krasniqi: Rama kishte më shumë karrige sesa debat për të bindur votuesit. Basha dha mesazh për normalitet
Kryeministri Edi Rama e mbylli fushatën në Vlorë, në qarkun ku sërish kandidon edhe vetë, kurse kreu i PD-së, Lulzim Basha e mbylli fushatën në Tiranë, duke përcjellë mesazhin e fitores së opozitës.
Në këndvështrimin e analistit Afrim Krasniqi, Rama i dha personalizim ekstrem fushatës duke e bërë atë inaktive. Sipas tij më shumë kishte karrige se debat elektoral për të bindur votuesit.
“Simbolika e mitingjeve dhe mesazheve personale. Rama do të behet lideri i parë politk pas Nantos në vitin 2005, që reklamon familjen dhe sot e bëri këtë duke reklamuar djalin e parë dhe të dytë, duke i dhënë personalizm ekstrem fushatës së tij dhe ky personalizim i pamundësoi PS një fushatë aktive. Ne më shumë kemi 10-15 mijë karrige se debat elektoral dhe përpjekje për të bindur elektoratin që ka platformë më të mirë se opozita”.
Kurse mesazhet e opozitës, sipas Krasniqit ishin ato të nevojës për normalitet dhe thirrja ndaj administratës publike. “Mesazhi i opozitës ishte nevoja për normalitet dhe administratës publike”.