Krasniqi: Vitin e ardhshëm rrezikojmë të kemi probleme me plotësimin e Gjykatave të Apelit

Drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi tha në emisionin “Përballë” në RTSH se ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë po has mungesë të burimeve njerëzore, për shkak më se shumë se gjysma e prokurorëve e gjyqtarëve nuk e kanë kaluar vettingun. “Në atë kohë qeveria shqiptare ju përgjigj Komisionit të Venecias dhe thuhet tekstualisht në deklaratën e Komisionit të Venecias që qeveria na deklaroi që ne kemi potenciale të mjaftueshme njerëzore për zëvendësim. Në fakt koha sot po tregon që numëri I individëve që po largohen dhe numëri I individëve që ne sjellim në sistem përmes Shkollës së Magjistraturës shkon me diferencë deri në 5% minus. Nëse kjo vazhdon edhe në vitet e ardhshme shkon ccdo vit me nga minus 5% dhe është një shifër jashtëzakonisht e larte dhe mund të na ndodh që vitin e ardhshëm të kemi probleme në të gjithë strukturën e Gjykatave të Apelit dhe niveleve të tjera nëse ne nuk bëjmë një lloj rishikimi të strategjive për të sjellë prurje dhe prurje konkurues”, – u shpreh Krasniqi në RTSH.

SHKARKO APP