Krasta e Elbasanit në flakë, terreni dhe temperaturat favorizojnë zjarrin

Është përfshirë nga flakët kodra e Krastës në Elbasan. Mësohet se zjarri në fjalë ka nisur një ditë më parë dhe sipas të dhënave të para është i qëllimshëm. Ndonëse fillimisht flakët u vunë nën kontroll nga ana e zjarrëfikëseve, më pas u aktivizuan sërish.

Aktualisht forcat zjarrëfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Zjarri favorizohet edhe nga pylli me pisha, era dhe temperaturat e larta.

Dy vite më parë, një zjarr i përmasave të mëdha dogji një pjesë të konsiderueshme të Krastës. /Top Channel

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?