Kravata më e veçantë e Edi Ramës (Fotolajm)

Edi Rama shquhet për shijet e tij të sofistikuara në veshjet që zgjedh e po aq për mesazhet dhe simbolet që përcjell përmes tyre.
 
Kryeministri shqiptar këto ditë ndodhet në New York, ku po merr pjesë në punimet e Asmablesë së Përgjithshme të OKB­-së.
 
Dhe në aktivitetin e nivelit të lartë, i organziuar nga Shqipëria së bashku me Selinë e Shenjtë për “Promovimin e mirëkuptimit dhe respektit në kohën e intolerancës”, Edi Rama kishte zgjedhur një kravatë krejt të ndryshme nga sa kemi parë prej tij.
 
Në kravatën që shihni në foto është skicuar një portret, i cili me shumë ngjasa duhet të lidhet me mesazhin e aktivitetit ku ishte i pranishëm kryeministri ynë. E nëse jo, atëherë mund të themi se kjo kravatë është një nga më të veçantat me të cilën Edi Rama ka dalë në publik.

SHKARKO APP