Kredi me 0% interes, Koçiu: Mbështesim mjekët

Familjet e reja të mjekëve përfitojnë nga programi i qeverisë për dhënie kredie me zero interes. Doktoreshë Nexhi Veizaj, mjeke psikiatre, nënë e dy fëmijëve është një nga përfitueset e fazës së parë të programit për kredi të lehtësuar me 0% interes. Në një video të publikuar një rrjetet sociale, nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, doktoreshë Nexhi tregon mënyrën si aplikoi si dhe fton kolegët e saj që të bëhen pjesë e nismës.

“Me publikimin ne faqen e ministrisë së hapjes së aplikimeve, kam proceduar në portalin E-Albania duke shkarkuar gjithë dokumentacionin e nevojshmë në bazë të kriterve të përcaktuar aty dhe brenda një afakti kohor, shumë shpejt, kam rezultuar fituese e kredisë me interes 0 për blerjen e një apartamenti të ri. Me këtë rast i ftoj kolegët e mi të jenë pjesë e kësaj nisme të qeverisë për të përfituar edhe ata një banesë ashtu sikurse edhe unë”,-u shpreh Veizaj.

Sipas ministres, tani Dr. Nexhi ka një shtëpi të saj, pa u shqetësuar për kostot e larta të interesit. Ministrja Koçiu bën me dije se në fazën e dytë të programit janë shpallur fitues edhe 45 profesionistë të shëndetësisë. “Do të vijojmë të mbështesim të gjithë profesionistët e rinj”, shkruan ministrja Koçiu, “që me përkushtim, zgjedhin të punojnë dhe kontribuojnë në shërbim të qytetarëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?